Një i burgosur ka ndërruar jetë në burgun e Shënkollit. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Gëzim Qepa, i cili po vuante dënimin për veprën penale grabitje me dhunë. Siç bën me dije, i dënuari ka qenë duke u mjekuar.
“IEVP Shënkoll, Lezhë, ndërron jetë shtetasi me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar’ Gëzim Qepa i datëlindjes 25.04.1973, lindur dhe banues në Berat. Ka mbërritur në IEVP Shënkoll në 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ‘Vjedhje me dhunë’.”– njofton drejtoria e Burgjeve.