Partizani është kthyer te fitorja pas humbjes në derbi ndaj Tiranës duke mundur jashtë fushe Vllazninë.
‘Të kuqtë’ fituan 2-1 duke përmbysur gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes. Të parët që shënuan shkodranët me anë të Hoxhajt në minutën e 39’-të të pjesës së parë.
Me nisjen e së dytës kryeqytetasit shtuan presionin duke barazuar rezultatin në minutën e 67-të me Da Silva.
Në minutën e 86-të ata gjetën golin e fitores me anë të Skukës. Falë fitores së arritur Partizani ka mundur të ruajë kreun e renditjes me 3 pikë më shumë se Tirana e Erzeni që mbajnë vendin e dytë në të njëjtën kuotë pikësh.
Ndërsa Vllaznia e sheh veten në vendin e pestë, disi larg kreut. Javën e ardhshme Partizani pret Kastriotin ndërsa shkodranët udhëtojnë drejt Laçit.