Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet nga detyra ministri në Britani


Ministri i tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar pezullohet pas ankesës për “sjellje të pahijshme serioze”

Conor Burns, deputet dhe ministër i Tregtisë në qeverinë britanike, u pezullua të premten nga Partia Konservatore në pushtet e kryeministres Liz Truss pas një ankese për ‘sjellje të pahijshme’.

Një zëdhënës i qeverisë tha: “Pas një ankese për sjellje të pahijshme, kryeministrja i ka kërkuar deputetit Conor Burns të largohet nga qeveria me efekt të menjëhershëm. Kryeministrja ndërmori veprime të drejtpërdrejta për t’u informuar për këtë akuzë dhe është e qartë se të gjithë ministrat duhet të ruajnë standardet e larta të sjelljes, siç pret me të drejtë publiku.”

Pas shkarkimit nga qeveria e pezullimit nga partia, Burns do jetë deputet i pavarur ndërkohë që akuzat ndaj tij do hetohen.

Ai i tha gazetës ‘Sun’ se do ‘bashkëpunojë plotësisht me hetimin dhe mezi pret të pastrojë emrin e tij’.

Burns, deputeti i Bournemouth Ëest, dha dorëheqjen më parë si ministër i Tregtisë në vitin 2020 pasi një mbikëqyrës parlamentar zbuloi se ai përdori pozicionin e tij për të ‘frikësuar një qytetar’.

Pezullimi i fundit vjen pak pas përfundimit të konferencës katërditore të Partisë Konservatore që përfundoi të mërkurën.