Presidenti i SHBA-së Biden pritet të falë mijëra amerikanë të shpallur fajtorë për posedim kanabisi, duke ndërmarrë veprime ekzekutive e duke u kërkuar shteteve të ndjekin shembullin.
Shtëpia e Bardhë njoftoi masën të enjten, me Biden që u zotua të ndihmojë ‘korrigjimin e gabimeve’ e politikës së kaluar të drogës si në nivelin federal ashtu edhe në atë shtetëror, një premtim që ai e bëri vazhdimisht teksa kandidonte për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2020.
“Askush nuk duhet të jetë në burg vetëm pse përdor apo posedon kanabis. Burgosja e personave për posedim kanabisi ka dëmtuar shumë jetë. Ka mijëra njerëz që janë dënuar për posedim kanabisi, të cilëve mund t’u mohohet punësimi, strehimi ose arsimimi si rezultat i kësaj.” – tha Bideb.
Zyrtarët nuk mund të jepnin një numër të saktë se sa amerikanë ndodhen pas hekurave për posedim kanabisi, por vunë në dukje se rreth 6,500 njerëz u dënuan midis viteve 1992 e 2021 në shtetet amerikane.
Përveç faljeve, të cilat do vijnë pas një procesi rishikimi të mbikëqyrur nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, Biden u bëri thirrje guvernatorëve të falnin të dënuarit për posedimin e kanabisit dhe tha se do kontaktonte zyrtarët për të të ndryshuar ligjin.
Ndërsa Biden në mënyrë efektive bëri thirrje për një rishikim të politikës amerikane të kanabisit, ai tha se duhen mbajtur kufizimet në fuqi për ‘trafikimin, marketingun dhe shitjet te mnosha e mitura.
Që kur Kalifornia legalizoi për herë të parë kanabisin mjekësor në vitin 1996, 35 shtete të tjera kanë ndjekur shembullin, ndërsa 19 kanë hequr shumicën e dënimeve penale për përdorim rekreativ të kanabisit nga të rriturit.