Vendosni fjalën kyçe....

SPAK publikon statistikat për muajin shtator: 14 kallëzime dhe 22 procedime penale


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka publikuar sot statistikat e punës së kryer gjatë muajit shtator.

Sipas njoftimit të SPAK-ut, gjatë këtij muaji janë paraqitur 14 kallëzime penale, po ashtu janë regjistruar 22 procedime penale nga të cilët 11 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Po ashtu thotë se pas kërkesave të tij janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 3 vendime themeli dhe janë deklaruar fajtorë 4 të pandehur.

Njoftimi i plotë:

Mbi disa tregues statistikorë të punës së Prokurorisë së Posaçme për muajin Shtator 2022

Janë paraqitur 14 kallëzime penale, nga të cilat, është vendosur mosfillim i hetimeve për një kallëzim.

Janë regjistruar 22 procedime penale, nga të cilët 11 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 2 procedime penale me 2 persona të pandehur, nga të cilat, një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme është miratuar nga Gjykata e Posaçme masë sigurimi personal ndaj një personi nën hetim.

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 3 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 4 të pandehur, dhe për një të pandehur është dhënë pafajësi.

Janë kthyer 30 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Janë ekzekutuar 4 vendime penale ku kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 7 të dënuar.

Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 15 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 4 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Janë nxjerrë vendime nga prokurorët për 5 të dënuar për përfundimin e dënimit alternativ.

Janë vënë në ekzekutim 6 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 10 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.

Është dërguar pranë autoriteteve të huaja një kërkesë për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore.

Është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e një shtetasi shqiptar nga jashtë vendit në Shqipëri.

Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e një shtetasi shqiptar.

Janë mbajtur 6 takime koordinuese me autoritetet e huaja sa u përket skuadrave të përbashkëta hetimore në kuadër të procedimeve penale në hetim, palë në këto marrëveshje nga të cilat, 3 takime janë zhvilluar jashtë vendit dhe 3 takime janë zhvilluar në Shqipëri.

Shtatë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë marrë pjesë në 6 Trajnime dhe Konferenca jashtë vendit.

U është kthyer përgjigje e plotë 13 kërkesave zyrtare për informacion.

Është hartuar Programi Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 i SPAK në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore.

Është hartuar Raporti i Monitorimit të Zbatimit të Buxhetit për 8 mujorin 2022 të SPAK.

Janë iniciuar 4 procedura prokurimi.

Janë nënshkruar 7 kontrata të furnizimit me mallra dhe shërbime.