Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Libohova: “Ç’punë ka lufta në Ukrainë me Shqipërinë?! Energjia tek ne prodhohet nga ujërat”


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon këtë të shtunë një takim me banorët e Libohovës, ku u ndal tek rritja e energjisë dhe e ksrburanteve.

Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama kontrollon çmimet e energjisë me borde. Sipas tij, nuk ka lidhje rritja e çmimit të energjisë me luftën në Ukrainë pasi vendi ynë e prodhon energjinë elektrike nga ujërat.

“Ky kontrollon çmimet me bordet e tij. Ç’punë ka lufta me ujërat tona. Ne jemi vend që prodhojmë energji nga ujërat. Ka zero ndikim lufta në Ukrainë, pasi ka zero ndikim lufta e Ramës. E vjedh. E shet KESH agjentëve tregtarë, me 40 euro, këta e shesin me 180 euro dhe lekët i ndajnë me qeveritarët. Shqiptarët janë të vetmit, pasi 99% të energjisë e kemi nga ujërat. S’kemi lidhje me naftë në Rusi dhe Ukrainë.

Ne kemi çmimin e energjisë 30-40% më të lartë se Kosova, e cila e nxjerr nga qymyri me kosto me të larta dhe Maqedonia që të nxjerr me TEC-e, por këtu vidhet. Është histori e dhimbshme, e cila ka si rezultante largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria. Edi Rama ka vendosur një sistem persekutimi ndaj shqiptarëve.

Nuk ekziston kund në Europë sistem i tillë. Vijë këtu dhe kam qenë i prekur nga akti. Një mësuese për 30 vite, shembullore, i shërbeu fëmijëve tuaj, komunitetit tuaj dhe nxirret shtëpiake për qëllime politike. Skenar i turpshëm që tregon krizën morale të këtij regjimi.”- tha Berisha.