Borusia e Dortmund ka marrë një barazim in extremis ndaj Bayern Munich në Signal Iduna Park.
Pjesa e parë përfundoi në avantazhin e miqve që shënuan me Goretzka në minutën e 33’.
Në pjesën e dytë bavarezët shënuan golin e dytë me Leroy Sane në minutën e 53’.
Moukoko do ngushtonte shifrat për verdhezinjtë në minutën e 74’.
Barazimi do vinte vetëm në minutën e 95’ me Modesten.
Në minutën e 90’ Coeman la me 10 lojtarë bavarezët pasi mori kartonin e dytë të verdhë.
Në renditjen e Bundesligës kjo sfidë nuk sjell asnjë ndryshim pasi të dyja skuadrat janë me pikë të barabarta me Bayern që renditet në vendin e tretë me golavarazh më të mirë se Dortmund në vendin e katërt.