Vendosni fjalën kyçe....

“Kosova në OKB, në këmbim të hyrjes së shpejtë të Serbisë në BE”- Vuçiç refuzon propozimin e Francës dhe Gjermanisë


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç thotë se nuk e pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Siç shkruan REL, Vuçiç ka thënë para gazetarëve se këtë propozim e kishte marrë nga Franca dhe Gjermania.

 “Kërkohet që Serbia të lejojë Kosovën që të bashkohet në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Për këtë gjë, Serbisë do t’i garantohej anëtarësim i shpejtë në BE, dhe ndoshta edhe përfitime tjera të mëdha ekonomike.”- tha Vuçiç.

Por thekson se ky propozim është i papranueshëm për Serbinë: “Për Serbinë, për shkak të Kushtetutës, por jo vetëm për shkak të saj, është e papranueshme që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, sepse diçka e tillë do të kishte pasoja.”