Kryetari i Partisë së Lirisë në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” e ka quajtur sërish Lulzim Bashën si person të shitur.
Ai tha se LSI-ja bëri një gabim që nuk i falet që i besoi Bashës.
“Ato nuk ishin gabime, ato ishin vendime fatale për opozitën dhe opozitarizmin dhe me pasoja shumë të rënda për vendin. Ishte një përgjegjësi e PD por nuk i falet dhe LSI sepse e dinin mendimin tim. I kisha thënë Monika Kryemadhit, mos e besoni Lulzim Bashën sepse është i shitur. Nuk ka mbështetje më të madhe që ti japësh skizofrenizmit të Edi Ramës mundësinë për të kontrolluar çdo institucion.
Monika është një makineri e tërë organizative njerëzore frymëzuese, motivuese. Ajo ka qenë një politikane e spikatur dhe nuk është këtu prej raportit tonë. Ajo ka një histori të pavarur nga unë që kur ishte në Partinë Socialistë. Ka qenë gjithmonë shumë e dalluar në organizim dhe motivim. Por ajo ra në besim të verbër për Lulzim Bashës. Lulzim Basha ishte i qartë në projektin e tij sepse nuk donte të hynte në zgjedhje lokale pasi ishte në koordinim më Ramën”-deklaroi Meta.