Ish-presidenti Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Kjo javë” deklaroi se lirimi i Alqi Bllakos ishte një mesazh i Ramës.
Sipas tij prokuroria nuk ka bërë asnjë përqind të punës pas denoncimeve të shumta të cilat e vunë në presion.
Kryetari i Partisë së Lirisë e cilëson kryeministrin Edi Rama dhe sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë Engjëll Agaçin si krerët e organizatës së inceneratorëtorëve.
“Rama nuk i bën këto llogari se ndryshe nuk do të vidhte siç vjedh, e nuk do të lironte një nga zbatuesit kryesor të urdhrave të tij
Të gjithë presin ministrat e Ramën para drejtësisë ai jep mesazh vidhni sa të doni se kush vjedh për hesapin tim është i mbrojtur.
Mesazh i qarë që prokuroria ka qenë në presion dhe veprimet e bëra nga denoncimet tona, LSI, unë si President, është e qartë që prokuroria nuk ka bërë as 1 përqind të punës sepse kemi të bëjmë me organizatë kriminale me në krye Ramën e Agaçin jo përgjegjësi individuale. 13 vendime në një ditë , nuk mundet në një ditë të marrësh 13-14 vendime ku çdo vendim duhet të kalojë në ministri dhe ministrat nuk janë dakord. Gjithçka është bërë e imponuar nga Rama”-deklaroi Meta.