Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” deklaroi se nuk ka besim te zgjedhjet por që nuk mund të vihet në pushtet në asnjë formë tjetër.
Ai theksoi se zgjedhjet janë të pashmangshme dhe se PL do marrë pjesë edhe nëse të tjerët i bojkotojnë.
“Nuk kam pasur e nuk kam besim tek zgjedhjet se kemi qenë e jemi në kushtet e një regjimi mafioz, Por edhe Millosheviçi iku me zgjedhje e protesta, zgjedhjet janë një betejë që nuk mund tu ikësh. Nuk mund të presim zgjedhje daneze në Shqipëri. Zgjedhjet do të bëhen në këto kushte. Opozita do të luftojë deri në fund me çdo mjet e përballje se nëse e lëmë këtë fushë Rama nuk skuqet nga turpi se i vjedh e i merr me kërpëratat e pushtet lokal. Zgjedhjet janë të pashmangshme dhe nëse bojkotohen nga të gjithë partitë e tjera PL do të marrë pjesë. Nëse preket vota do ketë protesta”-deklaroi Meta.
Më tej Meta dha një mesazh për qytetarët duke i kërkuar “fuqi që ai ti japë llogari”.
“Do ti kaloj të gjitha shkallët që kam kaluar një herë, do të më keni edhe 25 vite në politikë aktive. Kam një mesazh për qytetarët, më jepni fuqi t’ju jap llogari. E shoh veten në çdo pozicion edhe kryeministër, President vetëm pas 25 vitesh”, u shpreh Meta.