Vendosni fjalën kyçe....

Momenti i shpërthimit të fuqishëm në urën e Kerçit në Krime (VIDEO)


Një zjarr i madh ka përfshirë të vetmin vendkalim midis gadishullit të okupuar të Krimesë dhe Rusisë pasi u shkaktua nga shpërthimi i kamioni.

Duket se një shpërthim bëri që cisternat e naftës të merrnin flakë, përpara se rruga të shembet.

Momenti i shpërthimit është kapur nga kamerat e sigurisë dhe duket se ka shpërthyer një kamion teksa po kalonte urën, hipotezë që për momentin nuk mund të vërtetohet në mënyrë të pavarur.

Është pikërisht ora 6:02 minuta kur ka ndodhur ngjarja. Mbi urë ka trafik si normalisht dhe krejt papritur ndodh një shpërthim në një kamion që po kalonte. Në pamjet, përveç kamionit, kalon edhe një makinë tjetër. Nuk dihet nëse ka viktima.

Krimea u aneksua në vitin 2014 nga Rusia, e cila tani përdor urën për të lëvizur pajisjet ushtarake në Ukrainë.

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës Zelensky, Mykhailo Podolyak, e quajti dëmin një “fillim” – por nuk mori drejtpërdrejt përgjegjësinë e vendit të tij për shpërthimin.

“Gjithçka e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet të kthehet në Ukrainë, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të dëbohet.”- shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë, ministria e mbrojtjes e Ukrainës e krahasoi shpërthimin e urës me fundosjen e kryqëzorit të raketave të Rusisë Moskva në prill.

 “Dy simbole famëkeqe të fuqisë ruse në Krimenë ukrainase janë rrëzuar.”- shkruhej në postimin e Ministrisë në Twitter. “Çfarë vjen më pas?”