Vendosni fjalën kyçe....

PD nis protestat nga Elbasani: Boçi fton qytetarët të tubojnë për çmimin e lartë të karburanteve


Partia Demokratike duket se do nisë stinën e saj të protestave nga Elbasani.

Nënkryetari i saj Luçiano Boçi ka ftuar qytetarët që të protestojnë më 11 tetor në qendër të Elbasanit për çmimin e lartë të karburanteve.

Koha për të nisur pa ndalim protestat

Elbasani do t’i përgjigjet i pari pyetjes së vazhdueshme të qytetarëve që kërkojnë kur do protestojmë?

Ju presim të gjithëve në sheshin “Gensher”, ditën e martën në orën 11:00! Merrni automjetet tuaja dhe ejani t’i tregojmë të gjithëve sa na kanë vjedhur të gjithëve në këto muaj!

Duhet urgjentisht të shkrihet Bordi i Transparencës!”-shkruan Boçi.