Një sipërfaqe me pisha në Hidrovor të Vlorës, mes Nartës dhe Akernisë është përfshirë nga flakët.
Zjarri është shfaqur në këtë zonë që prej orëve të pasdites duke u përhapur në një sipërfaqe më të gjerë për shkak të erës.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar për të shuar flakët por zjarri vijon të jetë aktiv.