Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria deklaroi se nuk ka kallëzim ndaj Autoritetit të Dosjeve, Meta: Nuk kam asnjë informacion, çështja do shkojë deri në Gjykatën Europiane


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk ka asnjë informacion që prokuroria të mos ketë regjistruar kallëzimin e bërë ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Meta tha se avokati i tij e shikon të pamunduar nga ana proceduariale që të mos jetë bërë një gjë e tillë.

Kreu i PL-së thotë se çështja ndaj Autoritetit do i konusmojë të gjitha fazat dhe në çdo rast do shkojë në gjykatën europiane.

Nuk kam asnjë informacion të tillë se prokuroria nuk ka regjistruar një kallëzim të tillë, sepse avokati im,  e shikon të pamundur nga ana proceduriale një gjë të tillë. Por jemi në kushtet e një drejtësie të marrë peng e nuk presim ndonjë gjë të madhe, por çështja do të konsumohet në të gjitha fazat, dhe në çdo rast do shkojë në gjykatën europiane, sepse është një falsifikim e manipulim i një autoriteti që ka për detyrë të respektojë ligjin. Çfarë do të bëjë Rama dhe ata që kanë orkestruar këtë falsifikim ordiner, ajo do shkojë në gjykatë europiane dhe do të ketë një vendim

Në rastin konkret nuk ndihesh mirë, por për mënyrën si lëndohen njerëz që nuk kanë lidhje me politikën. Akt çnjerëzor, por për mua këto janë gjërat më të parëndësishme, fuqia ime ka qenë integriteti dhe se askush s’ka pasur mundësi të më bëjë shantazh, jam krenar për të kaluarën time”-deklaroi kreu i PL.