Vendosni fjalën kyçe....

Aksioni i policisë në Burrel e Bulqizë, disa të shoqëruar


Disa persona janë shoqëruar në Burrel e Bulqizë një aksion të policisë së Qarkut Dibër.

Kontrollet janë kryer në lokale të ndryshme ku dyshohet se luhen lojra fati, apo ku qëndrojnë persona që shpërndajnë lëndë narkotike apo kanë armë zjarri pa leje.

Po kështu pjesë e kontrollit kanë qenë edhe mjetet rrugore.

Njoftimi

“Në sitë makina e lokale. Kontrolle për armë, drogë e persona në kërkim. Disa të shoqëruar. Burrel – Bulqizë.

Kontrolle të befasishme mbështetur me inteligjencë informative,  për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike. Kontrollet nga forcat Operacionale dhe forca e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariateve  të Policisë Mat dhe Bulqizë. Kontrolle po ushtrohen në lokale ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojrave të fatit, që frekuentohen nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e mbajnë armë zjarri. Kontrollet  e befasishme  në gjithë qarkun  nga shërbimet operacionale dhe të rendit, si dhe monitorimi i akseve rrugore nga Policia Rrugore, vijojnë, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të  sigurisë publike dhe asaj rrugore.”