Dy aktivistë kundër ndryshimeve klimatike të grupit ‘Extinction Rebellion’ u arrestuan të dielën pasi e ngitën veten pas një pikture të Pikasos në Galerinë Kombëtare të Victorias në Melburn.
Aktivistët u ngjitën pas mbulesës së xhamit të ‘Masakër në Kore’ të Pikasos, duke qëndruar pranë një pankarte ku shkruhej ‘Kaosi i klimës = Luftë e uri’, duke theksuar lidhjen midis ndryshimeme klimatike e vuajtjes njerëzore, tha organizata në Twitter.
“Nëse vazhdojmë në rrugën e tanishme, do përballemi me kolapsin e gjithçkaje që na jep siguri.”, tha grupi, duke cituar natyralistin dhe prezantuesin televiziv David Attenborough.
Gruaja 49-vjeçare nga Uellsit i Ri Jugor dhe burri 59-vjeçar nga periferia e Melburnit u hoqën nga piktura vetëm pas dy orësh. Përveç dyshes, policia arrestoi edhe një person të tretë.
‘Extinction Rebellion’ tha se asnjë vepër arti nuk u dëmtua në incident.