Vendosni fjalën kyçe....

Berisha kërkon garë me PS-në edhe në rrjetet sociale: Ata kanë 2-3 fishin e postimeve, t’i përdorim platformat për të arritur te shtresa gri


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi nga të besuarit e tij që të përdorin çdo mjet për të maksimalizuar votën në zgjedhjet e ardhshme.

Ai kërkoi përdorimin e sa më shumë rrjeteve sociale për të arritur te shtresa gri dhe moshat e reja.

Për këtë ai krahasoi PD-në me socialistët që sipas tij bëjnë 2-3 fish më shumë postime në rrjetet sociale.

Edhe pse sipas tij, PS-ja ka pushtetin dhe mjetet financiare nëse arrihet të komunikohet me qytetarët atëherë do rritet mbështetja ndaj PD-së.

Ne sot partia në pushtet na dominon, ka 2-3-fishin e postimeve krahasuar me ne, por ata nuk kanë një gjë. Nuk kanë interesin e publikut. Interesi i publikut është dy herë më i lartë për opozitën, sa e shfrytëzon opozita. Kjo kërkon që ne çdo ditë të flasim në mediat sociale, të shkruajmë, të kritikojmë dhe të paraqesim alternativa në rrjetet sociale. Rrjetet sociale janë nën 45 vjeç mjeti kryesor i komunikimit. Nëse duhet të ecim drejt shtresës gri, pa të cilët nuk fitohet. Aftësia jonë për të tërhequr ata, përcakton fitoren. Ne duhet të jemi në lartësinë e misionit.

Ai shtoi se kërkohet që secili nga ne të ketë një program ditor. “Çdo anëtar i yni të bëjë takime. Më thonë mua ndonjëherë të vijë ky, të vijë ai. Ju i keni oratorët në mesin tuaj. Ju e dëgjoni në foltore, sa bukur flasin, sa të kthjellët dhe çfarë argumentesh japin. Unë e dëgjova, ai me 8 klasë ishte, por unë e dëgjova me kënaqësinë më të madhe Martin Jakun, argumentet e tij, në kushtet më çnjerëzore ishte, në çadër ishte. Ai thoshte nuk largohem kurrë nga ky vend, Edi Rama do të më largojë, por unë nuk largohem. Ne i kemi njerëzit, bashkë me ta duhet të ecim te qytetari, qytetari pret që ne ta takojmë dhe ne do ta takojmë. Unë këtë rrugë di, nuk e kemi pasur të lehtë. E kemi pasur më të lehtë në 1991 se ai sistem po binte në gjithë Europën, kurse tani është ndryshe. Ka dhe një mbështetje të fuqishme. George Soros është sot armik kryesor i forcave konservatore dhe i qendrës së djathtë në botë. Një njeri që ka dhënë 18 mld dollarë në Europë për axhendën e majtë. Por s’do donte asnjë fitore përveç të majtëve në Europë, por europianët medojnë ndryshe. Nuk ka një fatalitet këtu”, deklaroi Berisha.