Distrikti shkollor Uvalde në shtetin amerikan të Teksasit pezulloi të premten të gjithë forcën e saj policore ‘për një periudhë kohore të pacaktuar’ pasi organet e zbatimit të ligjit u kritikuan në mënyrë të përsëritur për reagimin e tyre ndaj sulmit që la të vdekur 19 nxënës dhe dy mësues.
“Distrikti mbetet i përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve me prova të verifikueshme. Vendimet në lidhje me departamentin e policisë UCISD kanë qenë në pritje të rezultateve të Shoqatës së Shefave të Policisë së Teksasit dhe hetimit. Zhvillimet e fundit kanë zbuluar shqetësime shtesë me operacionet e departamentit të policisë.” – tha distrikti në një deklaratë.
“Distrikti do vazhdojë të angazhohet me Shoqatën e Policisë së Teksasit, që po kryen një rishikim të menaxhimit dhe organizimit. Rezultatet e këtij rishikimi do udhëheqin rindërtimin e departamentit dhe punësimin e një shefi të ri policie.” – tha distrikti.
Ndërsa vetë të shtënat ishin një episod jashtëzakonisht i zymtë në epideminë e dhunës me armë në SHBA, zemërimi u ndez më tej kur u zbulua se policia priti për më shumë se një orë për të ndërhyrë.