Vendosni fjalën kyçe....

Greva po shteron pompat e karburanteve në France, sindikatat të gatshme të nisin bisedimet


Rreth 20 për qind e pompave në Francë po përballen me mungesën e karburantit të shtunën, në mes të një greve të vazhdueshme në sektorin energjetik të vendit.

Grevat e punëtorëve në TotalEnergies dhe ExxonMobil — kryesisht mbi pagesën — kanë ndërprerë objektet kryesore të magazinimit dhe rafineritë, duke ndikuar rreth 60 për qind të prodhimit të Francës.

Ministria e Energjisë e Francës është përpjekur të qetësojë nervat, por ka zhgënjime mes shoferëve të cilëve u është dashur të presin në radhë për orë të tëra në disa pika karburanti, raporton Euronews.

Sindikatat thonë se janë të gatshme të fillojnë negociatat javën e ardhshme.

Qeveria po bën të pamundurën për ta rikthyer situatën në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha në një deklaratë të shtunën ministrja e Energjisë Agnes Pannier-Runacher.

“Duhet të gjendet një zgjidhje për këtë konflikt sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ajo.

Një nga ata që priste në radhë në një pikë karburanti afër Parisit ishte Terry Caboste, një punëtor metali.

“U zgjova në orën 4:00 të mëngjesit për të marrë gaz dhe tani po kalojnë rreth 4 orë [që kam pritur] nëse do ketë gaz në 8 të mëngjesit,” tha ai.

Gilles Albou, një pensionist që pret në të njëjtën radhë, përshkroi zhgënjimin e tij për situatën: “Nuk e kuptoj, nuk e kuptoj. Është e vështirë për mua të kuptoj pse përfundojmë në situata të tilla?”

Ministri i Transportit i Francës Clement Beaune tha se nuk kishte asnjë problem me furnizimin në Francë të shtunën.

Ai tha se mungesat janë një “dukuri e lokalizuar, e lidhur me lëvizjet sociale”, ndërsa u bëri thirrje kompanive dhe sindikatave të veprojnë me “përgjegjësi”.

Sindikata “CGT” që përfaqëson punëtorët tha se ishte e gatshme të hynte në bisedime pas fundjavës.

“Ne jemi gati të fillojmë negociatat të hënën bazuar vetëm në kërkesën tonë për pagë,” shkroi Eric Sellini, një koordinator CGT në TotalEnergies.

Sindikata bëri thirrje për një rritje prej 10 për qind të pagave në vitin 2022, me 7 për qind të asaj që do të përputhej me inflacionin dhe 3 për qind të tjera për ndarjen e pasurisë.