Max Verstappen me shiut dhe përfundimit të parakohshëm të garës doli i pari në garën e Japonisë, fitore kjo që i jep edhe titullin e dytë kampion.
Charles Leclerc i Ferrarit përfundoi i dyti por u penalizua me pesë sekonda pasi doli jashtë pistës dhe u rendin i treti në garën e Japonisë.
Gara përfundoi pas 28 xhiro nga 53 të planifikuara për shkak të kufirit prej dy orësh pas flamurit të kuq të mëparshëm.
Kjo garë solli zemërim në mesin e shumë shoferëve pasi një mjet rikuperimi ishte në pistë ndërsa Pierre Gasly i Alpha Tauri po ngiste me shpejtësi.
Carlos Sainz i Ferrarit doli jashtë pistës duke e përfunduar garën para kohe.