Vendosni fjalën kyçe....

Moska fut në listën e “agjentëve të huaj” reperin e njohur rus


Rusia të premten e etiketoi reperin Oxxxymiron një “agjent të huaj”, sipas faqes së internetit të ministrisë së brendshme.

Oxxxymiron, emri artistik i 37-vjeçarit Miron Fyodorov, e ka quajtur ofensivën e Kremlinit në Ukrainë një “katastrofë dhe një krim”.

Emri i tij u shtua në një regjistër të “agjentëve të huaj” në faqen e internetit të ministrisë, një term i përdorur për të goditur kritikët e Kremlinit.

Reperi është një nga mijëra rusët që u larguan nga Rusia që kur Kremlini dërgoi trupa në Ukrainë dhe ka organizuar koncerte në mbështetje të refugjatëve ukrainas nga jashtë.

Shkrimtari popullor rus i zhanrit fantastiko-shkencor Dmitry Glukhovsky – i cili gjithashtu denoncoi ofensivën dhe u vu në një listë të kërkuar për “diskreditim” të ushtrisë ruse – u etiketua gjithashtu si “agjent i huaj”.

Autori i një romani fantastiko-shkencor post-apokaliptik të vitit 2002, “Metro 2033”, u fut në listë pasi një gjykatë ruse urdhëroi arrestimin e tij në mungesë për kritikat e tij ndaj luftës.

Politikanja feministe Alena Popova – e cila ka bërë një fushatë prej kohësh për legjislacionin e dhunës në familje në Rusi – dhe gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Irina Storozheva, u shtuan gjithashtu në listën e agjentëve të huaj.