Qeveria amerikane ka shpenzuar 290 milionë dollarë për ilaçet e sëmundjes së rrezatimit, teksa kërcënimi i një Putini të pushtuar duke lëshuar armë bërthamore rritet.
Lufta në Ukrainë ka shkuar keq për forcat ruse me goditjen e fundit, ku u shkatërrua pjeswrisht ura e Kerçit, që vjen vetëm një ditë pas ditëlindjes së Presidentit Putin.
Ndërsa konflikti zvarritet, shumë kanë frikë se Putini do të lëshojë armë më vdekjeprurëse si armët kimike ose sulmet taktike bërthamore.
Investimi i SHBA-së në përgatitjen e luftës bërthamore vjen në kohën e asaj që Presidenti Biden e ka përshkruar si rrezikun më të lartë bërthamor që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962.
Por, qeveria tha se blerja e pilulave Nplate nuk kishte asnjë lidhje me të.
Një zëdhënës i Departamentit të Shërbimeve Njerëzore (HSS) në Uashington, i cili njoftoi vendimin, tha për The Daily Telegraph: “Kjo është pjesë e punës sonë të vazhdueshme për gatishmërinë dhe sigurinë radiologjike. Nuk është përshpejtuar nga situata në Ukrainë.”
Pilulat Nplate përdoren për të trajtuar sindromën akute të rrezatimit (ARS), një nga kërcënimet më të rrezikshme të shkaktuara nga shpërthimet bërthamore.
Vladimir Putin tregoi se ai është i përgatitur të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë dhe tensioni është rritur nga aneksimi i tij i katër rajoneve të Ukrainës ku po zhvillohen luftime të ashpra.