Disa shpërthime goditën qendrën e Kievit të hënën në mëngjes, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko, me një dëshmitar të Reuters që raportoi një re tymi të zi që ngrihej nga ndërtesat.
“Disa shpërthime ndodhën në lagjen Shevchenskivskyi, në qendër të kryeqytetit.” – shkroi Klitschko në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Shpërthimet vijnë dy ditë pas një shpërthimi në urën e Kerch që lidh Rusinë kontinentale me gadishullin e Krimesë, që paralizoi transportin për thuajse dy ditë.
Presidenti rus e quajti atë një ‘sulm terrorist’ ndërsa zyrtarë të ndryshëm ukrainas pohuan se ky ishte vetëm fillimi.