Vendosni fjalën kyçe....

Autoritetet në Kosovë sekuestrojnë rreth 100 vila në Brezovicë


Prokuroria e Shtetit në Kosovë ka urdhëruar sekuestrimin e rreth 100 vilave, në rastin e njohur publikisht si ‘Brezovica’.

Prokurori i çështjes Rasim Maloku njoftoi se sekuestrimi i objekteve po bëhet në zonën e dytë të Parkut Kombëtar Sharri.

Dosja Brezovica deri më tani ka dërguar në burg mbi 30 persona përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë përgjegjës për ndërtimin e mbi 500 vilave dhe hoteleve në zonën e mbrojtura të maleve të Sharrit.

Dosja hedh dyshime për një aferë ku besohet të jenë kërkuar mbi 20 milionë euro nga zyrtarë e kompani të ndryshme të ndërtimit.