Biden i premton Ukrainës “sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore” pas sulmeve raketore ruse
Presidenti amerikan Biden i premtoi homologut ukrainas më shumë sisteme të përpauara antiajrore pas sulmeve të djeshme ruse ndaj Kievit.
Gjatë telefonatës, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, Biden ‘dënoi sulmet raketore të Rusisë në të gjithë Ukrainën, përfshirë Kievin.
Ai u zotua të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës mbështetjen e nevojshme për t’u mbrojtur, duke përfshirë sistemet e përparuara të mbrojtjes ajrore’.
Shtëpia e Bardhë nuk dha hollësi se për cilat sisteme të mbrojtjes ajrore Biden diskutoi me Zelensky, por Shtetet e Bashkuara u zotuan më parë t’i ofrojnë Ukrainës sistemet e raketave tokë-ajër NASAMS.
Biden tha gjithashtu se SHBA-ja është e angazhuar për të rritur kostot e luftës së Rusisë përmes sanksioneve duke ofruar ndihmë nga ana tjetër për Ukrainën në të gjitha drejtimet.