Një diamant mahnitës rozë është shitur për gati 60 milionë dollarë, më shumë se dyfishi i çmimit të pritur.
Copa e madhe e diamantit u shit për 453.2 milionë dollarë të Hong Kongut, ose rreth 58 milionë dollarë amerikanë, të premten, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby’s. Guri i çmuar pritej të shitej për rreth 21 milionë dollarë.
Diamanti rozë prej 11,15 karatësh, i referuar si ‘Ylli rozë i Williamson’, është një nga diamantet më të pastër, më rozë të dalë ndonjëherë në ankand, sipas një njoftimi nga Sotheby’s.
“Zbulimi i një diamanti rozë me cilësi të çmuar të çdo madhësie është një dukuri jashtëzakonisht e rrallë. Diçka që, me mbylljen e fundit të minierës Argyle, dukej deri vonë shumë e pamundur.” – tha Wenhao Yu, kryetar i ‘Jewellery and Watches’ në Sotheby’s Asia.
Diamanti me ngjyrë pastel u emërua për nder të dy diamantëve të tjerë rozë, ‘CTF Pink Star’, i cili u shit për 71.2 milionë dollarë në vitin 2017, dhe diamanti ‘Williamson’, një diamant rozë i dhuruar Mbretëreshës Elizabeth II.
Guri është unik për madhësinë dhe ngjyrën e tij. Diamantet rozë janë disa nga variantet më të rralla, sipas Sotheby’s, dhe ky gur i çmuar i veçantë për shkak të pastërtisë dhe qartësisë së tij.
Hong Kongu ishte ndalesa e fundit e diamantit pasi udhëtoi në një turne që përfshinte Dubain, Singaporin dhe Taipein.