Coinbase, shkëmbimi më i madh i kriptove në Shtetet e Bashkuara, tha se ka marrë miratimin nga banka qendrore e Singaporit për të ofruar shërbime pagese në vendin aziatik.
Miratimi në parim, të cilin Banka Qendrore filloi t’ua jepte firmave të kriptos vitin e kaluar, do të thotë që individët dhe institucionet mund të përdorin shërbimet e shenjave dixhitale të pagesave dhe firmat rregullohen nga banka qendrore sipas Aktit të saj të Shërbimeve të Pagesave.
Duke e quajtur atë ‘një moment historik të rëndësishëm’, Coinbase tha në një deklaratë se ajo ka ndërtuar praninë e saj në Singapor dhe tani ka rreth 100 punonjës në shtetin e Azisë Juglindore, me inxhinierët e produkteve që përbëjnë pjesën më të madhe të punësimeve.
“Ne e shohim Singaporin si një treg strategjik dhe një qendër globale për inovacionin Ëeb3.” – tha Hassan Ahmed, drejtor rajonal i Coinbase për Azinë Juglindore.
Rreth 180 kompani kriptosh aplikuan për një licencë pagesash kripto në Autoritetin Monetar të Singaporit në vitin 2020 nën një regjim të ri. Singapori ka dhënë 17 miratime dhe licenca në parim pas një procesi të hollësishëm të kujdesit të duhur që është ende në vazhdim.