Vendosni fjalën kyçe....

I kërkuar në Shqipëri për dy vepra penale, arrestohet në Itali 44-vjeçari


Një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim në vendin tonë është arrestuar në Itali.

Në prangat e policisë ka rënë Ferdinand Ndoja 44-vjeç.

Ai ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Lezhës për “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Ndoja për të cilët mediat italiane janë të rezervuara u ndalu gjatë një kontrolli në rrugë.

Pas verifikimeve autoritetet zbuluan së 44-vjeçari kërkohej nga Shqipëria pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ferdinand Ndoja ndodhet në një burg lokal në pritje që autoritetet shqiptare të kryejnë procesin e ekstradimit.