Vendosni fjalën kyçe....

“Ku është miku im i mirë?”- Viktor Orban hap llogari në Twitter dhe nis “kërkimin” për Donald Trumpin


Një ditë pasi hapi llogarinë e tij në Twitter, kryeministri hungarez Viktor Orban ka nisur të kërkojë ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Ai ka pranuar se atij i mungonte ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara në këtë rrjet social.

“Pas ditës sime të parë në Twitter, kam një pyetje në mendjen time. Ku është miku im i mirë, Donald Trump?”– postoi Orban.

Vitin e kaluar Trump u përjashtua nga Twitter dhe u pezullua për dy vjet nga Facebook, pas sulmit të 6 janarit të 2021-shit në Kapitol nga mbështetësit e tij republikanë.

Trump i kishte përdorur platformat online si një megafon për opinionet e tij shpesh të diskutueshme dhe ndonjëherë ekstremiste, si dhe për teoritë inkurajuese të konspiracionit.

Ndërkohë Orban ka krijuar lidhje me të djathtët amerikanë në vitet e fundit, veçanërisht me Trump, i cili e mbështeti hungarezin përpara rizgjedhjes së tij prillin e kaluar.