Vendosni fjalën kyçe....

Kurti bisedë telefonike me Blinken, diskutojnë për dialogun me Serbinë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përmes telefonit.

Kurti dhe Blinken, gjatë kësaj telefonate, folën për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nevojën për intensifikimin e procesit të dialogut.

‘Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken. E informova për progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht obligative me njohjen reciproke në qendër’, shkroi Kurti në Twitter.