Vendosni fjalën kyçe....

Lavrov: Putin është i gatshëm të takohet me Bidenin


Rusia është e gatshme të shqyrtojë mundësinë e një takimi midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të SHBA-ve Joe Biden nëse një gjë e tillë propozohet.

Kështu deklaroi të martën ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në programin “60 Minuta” në kanalin televiziv Rossiya-1.

“Ne themi shumë herë se nuk refuzojmë kurrë të takohemi. Dhe nëse merret një propozim, atëherë do ta shqyrtojmë.”- tha kreu i departamentit diplomatik rus, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me perspektivat për një takim të tillë në margjinat e samitit të G20.

Lavrov shtoi se nëse të gjithë mendojnë se tashmë ka një sinjal të gatishmërisë së Bidenit për një takim të tillë, atëherë tani “do ta shohim” nëse kjo është e vërtetë.

Por siç citon TASS, Lavrov beson se “kjo ndoshta është më shumë për trillime analitike gazetareske sesa për politikë reale”.

Samiti i G20-ës do të mbahet në ishullin indonezian të Balit më 15-16 nëntor.