Vendosni fjalën kyçe....

Meta thirrje qeverisë: Tërhiquni nga amnistia fiskale


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një komunikim për mediat ku ka kërkuar nga qeveria të tërhiqet nga amnistia fiskale.

 “Jam këtu për të theksuar rëndësinë e tërheqjes menjëherë të përpjekjes për të miratuar amnistinë fiskale që u tha edhe nga ndërkombëtarët që mund të konsiderohet si kartë për daljen nga burgu për të gjithë shmangësit e taksave. Nuk kemi ende një administratë kompetente dhe duhet një kornizë efektive për luftën kundër pastrimit të parave.

Do të dëmtohej bashkëpunimi me vendet partnere, është e qartë se kjo tentativë nuk synon të amnistojë kursime të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, pro të ligjërojë qindra miliona euro evazion që janë bërë nga kompani të ndryshe me bekimin e qeverisë.”- deklaroi Meta.

Ish-presidenti tha se duhet një kornizë efektive për luftën kundër pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit.

Meta përmendi shqetësimet e ngritura nga FMN, mes të cilave edhe marrja e masave për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga kriza ekonomike. Ai tha se deri tani qeveria jonë ka dhënë vetëm “thërrime” ndërsa përmendi masat e marra nga Maqedonia e Veriut.

 “Amnistia fiskale nuk synon të amnistojë kursimet e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit por synon të fusë në sistemin bankar qindra miliona euro evazion që është bërë nga kompani të ndryshme me bekimin e qeverisë aktuale. Rreth 180 mln euro evazion fiskal janë provuar nga përfaqësues të kësaj force politike dhe janë shumë të tjera që do konfirmohen në të ardhmen. Kjo synon të heqë përgjegjësinë e qeverisë nga këto operacione që i kanë hequr buxhetit të shtetit qindra miliona euro.

Shqetësim tjetër i FMN ishte marrja e masave për të mbrojtur shtresat më në nevojë që po goditen nga kriza. Duhet që qeveria nuk ka bërë asgjë përveç disa thërrimeve për qëllime propagande. Vetëm para një dite Maqedonia miratoi paketën 350 mln euro, rreth 42 mijë familje marrin 200 euro në muaj, 50 euro për çdo kategori sociale, etj.  Ka shtuar 52 mln euro në ndihmë të bujqësisë së saj.”- u shpreh Meta.