Numri i të vdekurve nga sulmet e fundit të Rusisë është rritur në 19 me dhjetëra të tjerë të plagosur, sipas shërbimit të urgjencës të vendit të martën.
“Si rezultat i sulmeve, objektet të rëndësishme u goditën dje në 12 rajone dhe qytetin e Kievit, ku shpërthyen më shumë se 30 zjarre, të cilat u shuan nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave.” – shtoi deklarata.
Organi i urgjencës tha se furnizimi me energji elektrike në 3,571 vendbanime në rajonet Poltava, Sumy, Ternopil, Lviv, Kiev dhe Khmelnytskyi u rivendos.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ruse të hënën vonë tha se të gjitha objektivat e synuara në Ukrainë, duke përfshirë komandën ushtarake, objektet e komunikimit dhe energjisë, u goditën me armë të precizionit të lartë.
Presidenti Putin tha se sulmet ishin në përgjigje të shpërthimeve në urën Kerch, që lidh Gadishullin e Krimesë me Rusinë, dhe ‘sulmeve të tjera terroriste’.
Por ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Putini nuk ishte ‘provokuar’ nga sulmi i urës, pasi ‘Rusia e kishte goditur vazhdimisht Ukrainën me raketa’.
“Putini është i dëshpëruar për shkak të humbjeve në fushën e betejës dhe përdor terrorin raketor për të tentuar të ndryshojë ritmin e luftës në favor të tij.” – tha ai në Tëitter.
Sulmet e fundit janë dënuar nga zyrtarë ukrainas dhe perëndimorë, të cilët u zotuan për mbështetje të vazhdueshme për Kievin.