Vendosni fjalën kyçe....

Putini ankohet për ‘marrëzinë’ gjatë mobilizimit


Mobilizimi i pjesshëm ushtarak i vazhdueshëm i Rusisë ka pasur pjesën e tij të ‘marrëzisë’ në aspektin e zbatimit, ka pranuar presidenti Putin.

Duke folur gjatë një takimi me guvernatorët e rajoneve ruse të hënën, Putin tha:

“Për fat të keq, kjo pjesë ka pasur marrëzinë e vet. Megjithatë nëse nuk do kishim pasur mobilizimin e pjesshëm, ‘ne nuk do t’i kishim parë kurrë ato probleme që janë grumbulluar atje me sa duket për një kohë të gjatë’.

Putin arriti në përfundimin se situata e tanishme paraqet një mundësi të mirë për të korrigjuar këto çështje.

Mobilizimi i pjesshëm u shpall më 21 shtator. Që atëherë, ka pasur raportime të shumta për persona pa përvojë apo aftësi përkatëse luftarake të mobilizuar në rajone të ndryshme.

Në disa raste, edhe personat me gjendje shëndetësore që i pengojnë ata nga shërbimi ushtarak, nëse nuk shpallet lufta, janë thirrur nën armë. E gjithë kjo bie ndesh me kriteret e përcaktuara nga Putin.

Disa nga personat që ishin mobilizuar gabimisht u kthyen në shtëpi pasi rastet e tyre u pasqyruan nga media.

Në fund të shtatorit, guvernatori i Rajonit të Dagestanit të Rusisë, Sergej Melikov, u kap në kamera duke qortuar vartësit e tij për zellin e tepërt në kryerjen e mobilizimit të pjesshëm.

Zyrtari me sa duket ishte aq i indinjuar sa përdori një gjuhë shumë të fortë gjatë takimit.

Zemërimi i Melikov u shkaktua nga raportimet e një makine policie që qarkullonte me një altoparlant dhe u bënte thirrje të gjithë banorëve meshkuj të qytetit të Derbentit të ‘vinin menjëherë’ në qendrën lokale të rekrutimit ushtarak.