Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi, ku është pritur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në pallatin presidencial në Ankara.
“Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Kompleksin Presidencial në Ankara ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.”– raporton Anadolu Agency ndërsa publikon një video të këtij takimi.
Ende nuk dihet arsyeja e kësaj vizite të kryeministrit shqiptar në Turqi.