Vendosni fjalën kyçe....

Sindikata e pedagogëve paralajmëron protestën e radhës: Rritja 7% e premtuar nga kryeministri e papranueshme


Sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar protestën e radhës pas asaj të javës së shkuar.

Në një deklaratë për mediat, kreu i sindikatës Sandër Kovaçi, tha se protesta e radhës do mbahet të premten para Universitetit të Arteve.

Ai theksoi se rritja e ofruar prej 7% e ofruar nga qeveria është e papranueshme duke shtuar se një rritje prej 30% do ishte e pranueshme.

“Sindikata është e vendosur të mbështesë kërkesat e drejtuara ndaj kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit. Sindikata e quan të papranueshme rritjen e premtuar me 7% të rrogës nga kryeministri, ndërkohë rritja 30% këtë vit është një hap drejt rregullimit të gjendjes. Vendimi i sindikatës është i qartë, tarifat e studentëve duhet t’u kthehen atyre pas. Ditën e  premte në orën 14:00 protestojmë para universitetit të Arteve në Tiranë, ftojmë çdo koleg në universitetet shqiptare të na bashkohet.” – tha kreu i sindikatës.