Vendosni fjalën kyçe....

“Të mërkurën para godinës së SPAK”- PD thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit


Partia Demokratike i bashkohet protestës së paralajmëruar të mbahet nesër më 12 tetor, përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme.

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka shpërndarë në rrjetet sociale posterin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që do të protestojë të mërkurën thuajse tre vjet pas shembjes së Teatrit.

Këlliçi shprehet se SPAK po hesht lidhur me kallëzimin që është bërë për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe u bën thirrje qytetarëve të bashkohen edhe ata në protestë.

“Thirrje për protestë!

Thuajse 3 vjet nga shembja kriminale e Teatrit Kombëtar dhe SPAK hesht.

Heshtja është bashkëfajësi.

Qytetarët kërkojnë drejtësi!

Nesër në ora 10:00, përpara godinës së SPAK!”- shkruan Këlliçi.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar se ka marrë leje në Komisiariatin e Policisë Nr. 3, lidhur me protestën para SPAK-ut, e cila do të nise në orën 10:00.

“Në këto kushte, i bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve dhe qytetarëve të na bashkihen në Kauzën e Teatrit e cila është Kauza e të gjithëve.

Po kështu, i bëjmë thirrje Opozitës së Bashkuar të mbështesë këtë protestë legjitime dhe unike ne 110 vite shtet shqiptar.”- thotë Aleanca.