Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Qeveria bllokon përgjigjen për aferën e portit të Durrës, asnjë reagim prej dy muajsh


Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkruan se qeveria ka bllokuar kthimin e përgjigjes për pyetjet e dërguara mbi projektin e portit të Durrësit.

Vasili në një postim në rrjetet sociale shkruan se që prej dy muajsh që ka kërkuar informacion nga Ministria e Infrastrukturës nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje nga qeveria.

Deputeti i PL-së thotë se qeveria në mënyrë të fshehtë po tenton ta rrëmbejë Portin strategjik të Durrësit.

Postimi i plotë:

Afera e portit të Durrësit, Qeveria e tmerruar bllokon dhe i fshihet kërkesës zyrtare për informacion!

Që rreth dy muaj më parë i jam drejtuar me letër zyrtare Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe për dijeni Edi Ramës për të zbardhur të vërtetën e Portit të Durrësit.

Asnjë përgjigje nga Qeveria!

Çfarë fshehin?

Pse kanë kaq frikë që të përgjigjen?

Cila është e vërteta për këtë aferë monstruoze?

Edhe sa kohë mendojnë se mund të fshihen?

Qeveria në mënyrë te fshehte, mafioze dhe pa asnjë transparence po përpiqet të rrëmbejë, këtë aset strategjik të një rëndësie të jashtëzakonshme kombëtare siç është Porti i Durrësit.

E kanë të kote, e vërteta do dale shumë shpejt në shesh dhe kot gënjejnë veten se kështu në heshtje dhe pa u ndjerë do të rrëmbejnë miliarda euro.

E vërteta po del, kini mendjen…!