Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e minatorit në Bulqizë, pranga drejtuesit teknik e brigadierit


Dy persona janë arrestuar pas vdekjes së një minatori në Bulqizë ditën e djeshme në një aksident në një nga galeritë e minierës.

Miniatori me iniciale K.L. që punonte si zjarrmëtar humbi jetën në vendin e punës ndërsa policia ka arrestuar sot drejtuesin teknik F.H. e brigadieri B.T.

Ata akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhura për zbatimin e rregullores teknike në punë.