Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohen për futjen në Shqipëri të qindra mijëra eurove të falsifikuara, prokuroria kërkon 27 vite burg për tre francezët


27 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për tre shtetas francez, të cilët akuzohen për futjen e qindra mijëra euro të falsifikuara në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Jennifer Chollet, Zinedin Nkeh e Jose Ngakam. Për shkak të gjykimit të shkuartuar ata përfitojnë ulje dënimi e në rast se shpallen fajtorë do dënohen me nga 6 vite burg, shkruan BW.

Tre shtetasit francezë e kanë mohuar se kanë futur në Shqipëri euro të falsifikuara.

Ndërkohë sipas prokurorisë, ata janë përpjekur të fusin në Shqipëri 1.2 milion euro të falsifikuara, të cilat i janë kapur njërit prej tre të arrestuarve, Jose Ngankam.