Vendosni fjalën kyçe....

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton pro rezolutës që dënon aneksimin e katër rajoneve në Ukrainë nga Rusia


Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar rezolutën që dënon aneksimin nga Rusia të katër rajoneve të Ukrainës.

143 shtete votuan pro rezolutës, 5 kundër dhe 35 abstenuan mes tyre Kina dhe India .

Vendet që votuan kundër rezolutës janë, përveç Rusia, Bjellorusia , Siria , Nikaragua dhe Koreja e Veriut.

Rezoluta ishte e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja.

Në shtator Moska shpalli aneksimin  e katër rajoneve në Ukrainë ku dhe zhvilloi referendume.