Vendosni fjalën kyçe....

Atletico barazon me Club Bruge, Napoli fiton ndaj Ajaks në Ligën e Kampionëve


 

Atletico Madridi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja e dytë me Club Brugge.

Pasi pësoi humbje ndeshjen e kaluar, skuadra spanjolle kësaj here luajti baras me skuadrën belge.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Wanda Metropolitano” përfundoi me rezultatin 0:0.

Ky barazim i shkoi përshtati Club Brugge, pasi ka siguruar kalimin e fazës së grupeve.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në Grupin B, skuadra e drejtuar nga Carl Hoefkens ka grumbulluar 10 pikë, me bilanc prej tri fitoreve dhe një barazimi.

Atletico Madridi renditet i dyti me 4 pikë. 

Në sfidën tjetër Napoli shënoi fitore ndaj Ajaxit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 4:2.

Hirving Lozano (4’), Giacomo Raspadori (16’), Khvicha Kvaratskhelia (62’ – penallti) dhe Victor Osimhen (90’) shënuan golat e fitores për napolitanët.

Kurse, Davy Klaassen (49’) dhe Steven Berwijn (83’ – penallti) shënuan për holandezët.

Napoli pas kësaj fitore ka 12 pikë dhe prin në grup, pasi ka fituar të katër ndeshjet e para në grup.

Skuadra italiane ka siguruar edhe kalimin e grupeve, teksa mbetet të shihet nëse do të kualifikohet tutje nga pozita e parë apo e dytë.

Ndërkaq, Ajaxi renditet i treti me 3 pikë.