Autoritetet franceze paralajmëruan të martën se do detyrohen të ndërhyjnë nëse punonjësit e industrisë së energjisë nuk i japin fund grevave të tyre ‘pa vonesë’.
“Greva është zgjatur shumë dhe ka pasoja. Në Francë ka ende territore ku pikat e karburantit funksionojnë normalisht, por kërkesa për karburant është e lartë dhe krijon problem…Unë jam plotësisht në krah të banorëve dhe shoferëve tanë dhe u them atyre këtë: Qeveria po bën thirrje që të gjitha bllokimet të hiqen pa vonesë, përndryshe ne do të detyrohemi të ndërhyjmë – me fjalë të tjera, t’i japim fund grevave vetë.” – tha zëdhënësi i qeverisë franceze. tha Olivier Veran në radion RTL.
Veran shtoi se nëse gjendja nuk përmirësohet ‘shumë shpejt’, qeveria do ndërhyjë për të ‘rihapur pikat e karburantit dhe rafineritë, dhe më pas do kërkojë personelin e duhur’ për të rifilluar punën.
Punëtorët nga TotalEnergies dhe Esso France i ExxonMobil kanë bërë grevë për më shumë se dy javë, duke kërkuar rritje pagash në mes të krizës së kostos së jetesës. Bllokadat në rafineritë dhe depot e magazinimit të karburanteve kanë rezultuar në mungesë karburanti në të gjithë vendin.
Rreth 30% e pikave të karburantit raportuan mungesë të të paktën një lloj karburanti gjatë fundjavës, ndërsa raportet e mediave kanë treguar radhë të gjata makinash që po krijoheshin në kantiere ndërsa njerëzit u kapën nga paniku dhe u dyndën për të mbushur makinat.
Sipas Veran, protestuesit e Esso France nuk kanë më ‘asnjë arsye’ për grevës, sepse sindikatat dhe kompania arritën një marrëveshje gjatë bisedimeve për pagat të hënën.