Deputeti i PD-së i zonës së Klosit, Kreshnik Çollaku ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin ku babë e bir mbetën të vdekur pasi u qëlluan me armë zjarri.
Çollaku thotë se ndihet i tronditur nga ngjarja e rëndë dhe shton se kriminaliteti ia ka dalë të mundë shtetin.
“Ndihem thellësisht i tronditur nga ngjarja kriminale sot në Klos.
Në pritje të më shumë detajeve sqaruese për aktin, fakt është se situata katastrofale e sigurisë dhe kriminalitetit i cdo niveli ia ka dalë të mundë shtetin.
Viktimat e këtij degradimi të shtetit të sigurisë publike janë qytetarët,mjerisht në këtë rast të një qyteti të paqtë e punëtor si Klosi.”– shkruan Çollaku.