Vendosni fjalën kyçe....

Fitorja e Rusisë do jetë disfatë e NATO-s – Stoltenberg


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg u tha gazetarëve të martën se një fitore ushtarake e Rusisë në Ukrainë do nënkuptonte humbje për të gjithë aleancën perëndimore.

Pavarësisht ofrimit të ‘mbështetjes së paparë’ për Kievin, Stoltenberg ende pretendon se blloku i udhëhequr nga SHBA nuk është palë në konflikt.

Duke iu drejtuar gazetarëve në prag të një takimi të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, Stoltenberg deklaroi se dërgesat e vazhdueshme të armëve në Ukrainë janë jetike për të siguruar ‘që Ukraina të fitojë betejën, luftën kundër forcave pushtuese ruse’.

Megjithatë, kjo ndihmë ka ardhur me një çmim për vetë ushtritë e aleancës. Rezervat e armëve dhe municioneve të Gjermanisë janë varfëruar në mënyrë kritike që nga fundi i gushtit. Në të njëjtin muaj, Wall Street Journal raportoi se rezervat amerikane të municioneve për artilerinë 155 mm ishin ‘tejet të ulëta’.

“Nëse Putin fiton, kjo nuk është vetëm një humbje e madhe për ukrainasit, por do të jetë disfatë dhe e rrezikshme për të gjithë ne.” – tha ai.

Udhëheqësit e NATO-s pretendojnë se sistemet e tyre të armëve u kanë mundësuar trupave të Kievit të bëjnë një sërë përparimesh në jug dhe lindje të vendit në javët e fundit. Megjithatë, me operacionin ushtarak të Moskës nën komandën e re, këto përparime janë ndalur dhe pas dy ditësh sulmesh shkatërruese raketore ruse ndaj objektivave ushtarake dhe infrastrukturore ukrainase, Kievi po kërkon më shumë armë të rënda me rreze të gjatë veprimit nga Perëndimi.