Vendosni fjalën kyçe....

Grupi i PPE refuzon ftesën për darkë të Ramës pas fjalës në KiE


Ftesa e kryeministrit Edi Rama për darkë pune është refuzuar nga grupi i Partive Popullore Europiane dhe Kristiandemokrate (PPE/DC).

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar emailin e anëtarit të Partive Popullore Europiane Aleksandër Pociej.

Në email thuhet se Komiteti Presidencial i KiE ka anuluar ftesën për darkë të Ramës pas ndërhyrjeve gjatë mbledhjes të kryeministrit.

“Me keqardhjen time të thellë, pas ndërhyrjes sot pasdite në Kuvend të Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama, Komiteti Presidencial ka marrë vendim për të refuzuar ftesën e Kryeministrit për një darkë pune” – thuhet në njoftimin e publikuar nga kreu i grupit të PPE.

Këlliçi thotë se fjala e turpshme dhe arrogante ndaj KiE ka bërë që të mos pranohet ftesa

Pas fjalës së turpshme, arrogante dhe me tone fyese sot ndaj KiE, lidershipi i Këshillit të Evropës tërheq mbrapsht dhe anulon ftesën për darkë pune drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë.

Vendi ynë meriton më shumë, meriton një Kryeministër dhe qeverisje normale dhe jo një klloun të korruptuar kokë e këmbë e palaço cirku!”-shkruan Këlliçi.