Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Evropian rekomandon: T’i jepet statusi i vendit kandidat Bosnjës


Komisioni Evropian ka rekomanduar sot që Bosnje dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Siç shkruan N1, vendimi u bë i ditur nga komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ndërsa fliste në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Ai shtoi se vendimi final për këtë vend pritet të merret në muajin dhjetor.

Bosnja dhe Hercegovina aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në vitin 2016 dhe tre vjet më vonë Komisioni Evropian publikoi opinionin mbi aplikimin, duke përshkruar 14 prioritete reformash që vendi duhet të zbatojë përpara se t’i jepet statusi i kandidatit.