Problemi ushqimor për shkak të ndryshimeve klimatike dhe konflikteve ka lënë të uritur 2.1 milionë njerëz në Çad të Afrikës.
Në deklaratën e Programit Botëror të Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) thuhet se ndryshimet klimatike dhe konfliktet shkaktuan që miliona njerëz të kenë probleme ushqimore në Çad.
Duke theksuar se 42 për qind e popullsisë ka probleme me ushqimin, 2.1 milionë banorë të Çadit po luftojnë me urinë e rëndë.
Theksohet se 10 për qind e fëmijëve nën 5-vjeç në vend vuajnë nga uria e rëndë.
Në vendin e Afrikës Qendrore të Çadit, rreth 1 milion njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre për shkak të krizës ushqimore dhe konflikteve.