Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në Klos, ndërron jetë në spital dhe babai i 17-vjeçarit të vrarë


Rëndohet bilanci i krimit që tronditi Klosin pasditen e sotme. Sipas televizionit “News 24”, ka ndërruar jetë në spital dhe një nga të plagosurit. Ai është Ilir Shira, babai i të miturit që ndërroi jetë pas të shtënave me armë.

Autori i ngjarjes së rëndë dyshohet se është nga fisi Mjeshtri dhe është shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, kur babai kishte shkuar të merrte djalin pasi kishte mbaruar mësimin dhe të dy kishin qenë duke ecur sëbashku në trotuar.

Ata të dy do ktheheshin me furgon drejt fshatit të tyre, Fullqet. Por në hyrje të një lokali në këtë qytet, ata janë qëlluar me armë, ndërsa për pasojë të plagosur kanë mbetur dhe dy të tjerë. Trupi i pajetë i të miturit qëndroi për 1 orë e gjysmë në trotuar, deri sa të vinte ambulanca.

Babai ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Ndonëse nuk ka ende të dhëna zyrtare, në media aludohet se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti të vjetër që kanë pasur dy fiset, konkretisht fisi Mjeshtri dhe fisi Hasula. Në spital të plagosur thuhet se janë edhe dy persona të tjerë.